Berisha: As lajmet, as emisionet nuk kanë asnjë lidhje me vuajtjet e...

Berisha: As lajmet, as emisionet nuk kanë asnjë lidhje me vuajtjet e shqiptarëve

105
0
Shares

Lajmet dhe emisionet janë njësoj si në kohën e diktaturës komuniste. Kjo është propagandë e shpifur dhe e turpshme e qeverisë, tha këtë mbrëmje Berisha duke i bërë një analizë transmetimeve të tv dhe mediave online.

“Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, çdo ditë ju ndiqni lajmet, ndiqni emisionet, ndiqni debatet.
Për ne që kemi të freskëta emisionet e viteve të fundit të diktaturës, ju garantoj se dallimi është shumë, shumë, shumë i vogël.
Se kjo propagandë e shpifur, e turpshme, bëjnë gjithçka për të sulmuar, për të fshehur plagët e rënda, problemet madhore të shoqërisë shqiptare dhe për të mbrojtur Edi Ramën, organizatën e tij kriminale që quhet qeveri.
Lajmet censurojnë në tërësi problemet madhore të vendit.
Lajmet nuk kanë asnjë lidhjet, as emisionet, me vuajtjet, me shkaqet dhe motivet që i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin e tyre.
Lajmet, edhe njëherë, emisionet, përpiqen të bindin shqiptarët se nuk është Edi Rama dhe banda e tij që qeveris në Shqipëri, por është Sali Berisha dhe opozita ata që qeverisin në këtë vend”, tha Berisha.

E them me dhimbje të madhe, tha Berisha, por e them për të pasur ne vetëdijen e plotë sa i madh bëhet misioni juaj i ndriçimit të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve kundër kësaj propagande të shpifur mashtrimi, kundër këtyre tellallëve të regjimit më antishqiptar që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës.

“Thirrja ime është për intelektualët, ngrihuni kundër këtyre pseudointelektualëve, shërbëtorëve të shpifur të narkodiktaturës dhe narkoregjimit.
Ngrihuni fuqishëm aty ku jeni, aty ku punoni si avoketër të interesave tuaja dhe interesit publik.
Çdo ditë që kalon i përcjell me heshtje, ky regjim bëhet më i rrezikshëm, më toksik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
U bëj thirrje të rinjve të ngrihen sepse në guximin e tyre është arma e fitores tonë, në ëndrrat e tyre është projekti i Shqipërisë që duam”, tha Berisha në fjalën e tij para protestuesve që u mblodhën sot në ditën e 19 të protestave para apartamentit ku ai mbahet në arrest shtëpie. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY