Gjykata e OKB në Gjenevë bllokon SPAK të hetojë gazetarin Elton Qyno

Gjykata e OKB në Gjenevë bllokon SPAK të hetojë gazetarin Elton Qyno

158
0
Shares

Gjykata (Komiteti) i të Drejtave të Njeriut që vepron pranë Selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës ka kërkuar nga SPAK të hapë apo përdorë informacionet që ndodhen në pajisjen e gazetarit Elton Qyno i cili u ndalua për disa orë nga SPAK disa javë më parë.

Ky komunitet gjyqtarësh që veprojnë në OKB, ndërmori një masë pezulluese duke detyruar prokurorinë e Posaçme SPAK të përmbahet dhe ndalojë kryerjen e çdo veprimi apo inspektimi, shpërndarje ose përpunimi gjyqësor të mëtejshëm të materialit të sekuestruar ndaj gazetarit Elton Qyno, raporton oranews, media ku punon reporteri.

Komuniteti i gjyqtarëve, shprehet se ndërkohë çështja e rastit Qyno është regjistruar pranë gjykatës së OKB-së dhe aktualisht është në shqyrtim nga ana e komitetit.

Vendimi i komunitetit është marrë ditën e djeshme në 17 janar 2024 në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa vendimi për pezullimin e çdo veprimi nga SPAK mbi pajisjet e gazetarit Qyno, u është shpërndarë palëve nga Ibrahim Salama, i cili është Shefi i Degës së Traktateve të Drejtave të Njeriut, pranë këtij Komiteti në selinë e OKB-së.

Kjo është një masë që frenon prokurorët e SPAK të hapin pajisjet dhe kontrollojnë çdo material të sekuestruar tek gazetari. Madje edhe për materialet që ka mundur ti aksesojë SPAK, komiteti i gjyqtarëve shprehet se prokuroria nuk mund ti përdorë vetë dhe as t’i shpërndajë apo ti bëjë pjesë e ndonjë përpunimi gjyqësor.

Njëherësh vendimi i Komitetit të të Drejtave të Njeriut pranë selisë së OKB-së, qartëson se rastin Qyno do e ndjekë në vijim duke lënë afate konkrete ndaj Shtetit Shqiptar, për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti të paprecedentë të ndodhur me gazetarin Shqiptar, Elton Qyno. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY