Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Në dy vite, qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë provë kundër meje

18/01/2024
Berisha: Në dy vite, qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë provë kundër meje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha foli sonte në protestën e përnatshme tek rruga ku ndodhet apartamenti i tij.

Në dy vite, qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë provë kundër meje! Rama dhe Brava trilluan në mënyrë të turpshme për kullën 64-katëshe, deklaroi Berisha.

“Qeveritë më të fuqishme të botës, në dy vite nuk nxorën dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë.
Kurse unë qëndrova në të vërtetën që besoj, qëndrova në mbrojtjen e interesit të tuaj, në mbrojtjen e interesit të këtij vendi, të cilin e duan shumë miqtë, e duan shumë partnerët, por kurrë më shumë se ju dhe Sali Berisha.
Dje unë fola për Skënderbeun. Vite drite jemi larg prijësit të përjetshëm. Por secili prej nesh ka një copë të shpirtit të tij në shpirtin tonë. Secili nga ne ka një copë të zemrës së tij në zemrën tonë. Secili nga ne ka një grimcë të qëndresës së tij në qëndresën tonë”, tha Berisha.

Në vijim ai tha se pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat.

“Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.
Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.
Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.
Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.
Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha ndër të tjera Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.