Personi i arrestuar sot nga polivia e Tiranës me dyshimim për prostitucion me një 26 vjeçare është një mjek kirurg dhe jeton edhe me 3 gra të tjera.
Ai quhet Dervish Hasi ndërsa dyshohet se e ka përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare.
”E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.
Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi, ndërsa të miturën e kishte njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe”, shkruan gazeta Panorama.
Dervish Hasi është një person i njohur për policinë pasi është hetuar nga SPAK me dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. a.b
Detajet e policisë:
Tiranë
Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/