Përfaqësues të opozitës, mes të cilëve deputetët Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri zj. Clarisse Pasztory.
“E informova se për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e “rifillimit të punës” vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë.
Kërkesa drejtuar ODIHR për asistencë e publikuar disa ditë më parë në media është ripërsëritje e të njëjtës kërkesë të bërë në 17 Qershor 2022. Edhe pse ODIHR më datë 14 Korrik 2022 ka konfirmuar gadishmërinë për asistencë dhe ka kërkuar pikat e kontaktit, asnjë një hap nuk u hodh më tej. Ripërsëritja e të njëjtave shkresa dhe të njëjtit rend dite, është një farsë për t’u shitur shqiptarëve një punë që nuk po bëhet prej 2 viteve pa asnjë shpjegim dhe që nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Duan thjeshtë ta mbajnë të bllokuar, për të bërë sikur punojnë, por pa prodhuar asgjë konkrete.
Nëse opozita në Parlament nuk do kishte ngritur shqetësimin prej 4 muajsh për bllokimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nevojën për të mbajtur përgjegjës kolegët që nuk kanë bërë atë për të cilën i mandatuam dhe besuam 2 vite më parë, situata do vazhdonte të lihej në harresë sipas interesit të Edi Ramës për të mos garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020”, deklaroi Gazment Bardhi në takim. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/