Berisha: Askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën. Duhet...

Berisha: Askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën. Duhet ta bëjnë shqiptarët

80
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ndërsa iu drejtua protestuesve para apartamentit të tij theksoi se askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën. Skënderbeu u ngrit i vetëm ndaj perandorisë më të fuqishme dhe triumfoi, tha Berisha.

“Shqipëria sot fton çdo shqiptar të ngrihet në këmbë në mbrojtje të saj.
Fton çdo shqiptar të ngrihet në këmbë për dinjitetin e tij, për fëmijët e tij, për të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën.
Miqtë e mi, i pyesni pak ata që përmbytën diktaturën komuniste: Kush erdhi me ne me 21 shkurt kur zvarritëm diktatorin rrugëve të Tiranës?
Kush ishte me studentët çlirimtarë kur u përballën dhëmb për dhëmb me diktaturën e Ramiz Alisë? Askush përveç vetes së tyre, idealeve të tyre, vendosmërisë së tyre për t’i dalë zot Shqipërisë.
Ndaj dhe njëherë, Skënderbeu frymëzon çdo shqiptar të qëndrojë në të vërtetat që beson. Të qëndrojë në idealet që beson. Të qëndrojë i pamposhtur sepse ai qëndroi kundër perandorisë më të fuqishme të kohës dhe triumfoi.
Ai qëndroi kundër hordhive më të mëdha të kohës dhe triumfoi.
Beteja e tij ishte në të vërtetë një betejë për Shqipërinë në Perëndim, për Shqipërinë në Europë dhe kjo është përsëri një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihemi, të nxjerrim këtë tokë të bekuar nga kthetrat e mafies pa mëshirë”, tha Berisha.

Berisha tha se duhet të ngrihemi të shpëtojmë shoqërinë shqiptare nga kthetrat e egra të krimit që e kanë kapluar.
Të ngrihemi të përmbysim këtë regjim për të çelur dyert e mbyllura të Europës për Shqipërinë.

“Miqtë e mi, e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e ardhmja më e shkëlqyer.
Integrimi ynë në familjen evropiane është interesi absolut i çdo shqiptari.
Ndaj dhe populli i opozitës, popull i vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, të marrim në dorë fatin e Shqipërisë dhe jo t’ia lëmë atë një armiku të shqiptarëve, kryehajdutit të kombit, një të keqe të madhe që po shfaros, që po largon, që po poshtëron, që po varfëron, që po mjeron më shpejt dhe më shumë se çdo pushtim tjetër, shqiptarët dhe vendin tonë”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY