Apeli regjistron ankimimin e Berishës, janë dy kërkesa

Apeli regjistron ankimimin e Berishës, janë dy kërkesa

163
0
Shares

Apeli i Posaçëm regjistroi ankimimet e ikreut të opozitës, Sali Berisha për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i tij.

Berisha kundërshton masën e ‘arrestit shtëpiak’, që u caktua nga GJKKO më 30 dhjetor ndërsa do të shqyrtojë ankimimet gjyqtarja Iliriana Olldashi sërish.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Apelit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY