Të paktën 4 nxënës të gjimnazit Qemal Stafa në Tiranë u përfshinë në një rrahje me sende të forta brenda ambienteve të shkollës.
Një numër i madh policësh shkoi në shkollë dhe 4 nxënës u shoqëruan në polici.
“Rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre.
Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/