Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Begaj provokon me fjalimin për seancën: Të rigjeni qëllimin e humbur!

15/01/2024
Presidenti Begaj provokon me fjalimin për seancën: Të rigjeni qëllimin e humbur!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka provokuar opozitën sot duke e akuzuar atë për mungesë konsensusi dhe debati të qetë.

Ai nuk mundi ta lexonte fjalën e tij në Parlament por e lexoi atë tek zyra e tij.

“Kuvendi është skena e ballafaqimit të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshtarit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisit dhe dialogut.

Sesioni i kaluar i Kuvendit, fatkeqësisht, shpenzoi më shumë kohë për agjenda joparlamentare, se sa për çështje madhore për vendin. Koha e humbur në theksimin e ndasive nuk kthehet më.

Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA.

Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur”, tha Begaj.

Në vijim Presidenti tha se nuk presim të shohim në Parlament përplasje fizike ndërsa i trajtoi si të barabartë pozitën dhe opozitën.

“Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë.

Qytetarët shqiptarë presin që ligjvënësit e tyre të bëjnë ligje në interes të vendit që përmirësojnë jetën e tyre dhe japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Populli do t’i shohë politikanët duke punuar së bashku për çështje ndërpartiake si: reforma zgjedhore dhe votimi i diasporës. Për reformën në drejtësi  ende ka vend për kontribut nga ana e parlamentit”, tha Presidenti në fjalën e tij nga Presidenca. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.