Një raport për cilësinë e jetës në qytetet europiane përgaditur nga Komisioni Europian e rendit Tiranën në fund të listës për cilësinë e jetës.
Raporti bazohet në një survejim në perceptimin e banorëve.
Raporti përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj.
“Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 për qind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht. Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.
Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre”, raporton Birn.
Për përpilimin e raportit banorët e Tiranës u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.
Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/