DEKLARATA/ PD, kallëzim penal për Ramën, Bolinon, Denajn, Agaçin. Motivet

DEKLARATA/ PD, kallëzim penal për Ramën, Bolinon, Denajn, Agaçin. Motivet

137
0
Shares

Kemi depozituar kallëzim penal për Ramën dhe Bolinon e tij. SKAP-i i partisë ka frikë të shohë faktet, tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

“Ky kallëzim penal vjen si pasojë e të gjitha shkeljeve penale që ka kryer direkt Edi Rama dhe qeveria shqiptare në bashkëpunim me shtetasin Karlo Bolino.
Dua t’u sqaroj në vija të përgjithshme se në thelb në këtë denoncim, ne kemi të bëjmë për të publikuar angazhimin direkt të Edi Ramës, të ministres Anila Denaj dhe të gjithë qeverisë, por edhe të Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë Karlo Bolinos në kundërshtim me ligjin, një pronë të destinuar për shkollë publike, një pronë të falur, të dhuruar nga familja Begeja.
Bëhet fjalë për një seri ndryshimesh të VKM-së numër 54 të vitit 2014. Konkretisht Edi Rama dhe qeveria e tij në katër VKM, me referencë specifike kompaninë Bolino, vjedhin 1500 metër katrorë tokë të falur nga familja Begeja, trashëgimtar i të cilës është zoti Malltezi.
Bëhet fjalë për një vendim të KKT të firmosur nga Edi Rama dhe 1.4 milionë euro para të taksapaguesve shqiptarë, që kanë shërbyer për të konvertuar Karlon në pronar të një prej medieve personale të pushtetit. Një media, e cila e nis dhe e mbyll ditën me shpifje, me trillime, me sulme, me baltosje dhe mashtrime kundër opozitës dhe kryesisht PD-së.
Edhe pse Edi Rama dhe qeveria e tij i kanë të gjitha pushtetet në dorë, i kanë të gjithë firmat, vulat dhe mekanizmat, ata përsëri nuk ndalen në avazin e tyre, falsifikimin dhe mashtrimin me dokumentet zyrtare të shtetit. E gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm që Karlo Bolino dhe grupi i tij mediatik, një media banale, të shndërrohet në media të madhe.
Edi Rama e dinte shume mirë që ajo pronë, ai truall prej 4,021 m2, nuk mund të merrej dot nëse ai nuk do të falsifikonte dhe do të urdhëronte Anila Denajn, të cilën e ka rikthyer serish në kabinetin e hajdutëve, që të shkelte çdo ligj në shërbim të Karlos”, tha Noka.

Faktet janë tronditëse dhe ulëritese, tha Noka pasi VKM-ja e jashtëligjshme e Karlos miratohen çuditërisht brenda 24 orëve.

“Kontratat e Karlos firmosen me falsifikime të rënda fap-fap-fap nga Edi Rama. I zbardhet leja e ndërtimit mbi dokumente të falsifikuara dhe i jepen milionat e eurove tendera nga AKSHI, Karlo bëhet jo vetëm biznesmen, por edhe pronar televizioni dhe trualli.
Ndërkohë që pronaret e vërtetë të atij trualli, që përfaqësohen nga zoti Malltezi, përndiqen, hetohen dhe burgosen, njësoj si në periudhën e errët të diktaturës hoxhiste, vetëm pse për 14 vite kanë rifituar ligjërisht 410 m2 tokë të rrëmbyer për 5 dekada nga regjimi komunist. Kemi kërkuar hetim penal për Edi Ramën, Anila Denajn, Karlo Bolinon, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë të lidhur me këtë procedurë”, përfundoi Noka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY