KUKËS/ I shkrepi çiftja në makinë, por halli nuk mbaron këtu

KUKËS/ I shkrepi çiftja në makinë, por halli nuk mbaron këtu

509
0
Shares

I shkrepi çiftja në makinë duke e plagosur rëndë por ndërkohë ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë. Personi me inicialet R. M., 41 vjeç, banues në Kukës, akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” edhe pse ka plagosur veten.

Ky person më 9 janar, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë.

Shtetasi R. M. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY