Edi Rama shpjegon të gjitha arsyet për emërimin e Gonxhes ministër. Çfarë...

Edi Rama shpjegon të gjitha arsyet për emërimin e Gonxhes ministër. Çfarë tha për Margaritin

190
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me gazetarët fill pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Pyetje: Përpara se të vinit këtu në Lezhë për të bërë këtë “retreat”, ju keni bërë një ndryshim në qeveri, por nuk pamë asnjë fjalë pse e keni larguar zonjën Margariti për shkak se kulturën e keni vendosur në krijimin e një ministrie të re ku ia keni besuar zotit Blendi Gonxhe. Pse e keni larguar zonjën Margariti dhe si do kompozohet një ministri me ekonominë, me kulturën dhe me inovacionin?

Kryeministri Edi Rama: Në fakt unë kam thënë më shumë se një fjalë për këtë dhe ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margariti e cila ka bërë detyrën e vetë në krye të Ministrisë së Kulturës, por është për të krijuar një strukturë të re për ato arsye që unë kam paraqitur shkurtimisht, që janë shtjelluar pak më gjatë në relacionin që i kam dërguar dhe Presidentit të Republikës dhe që kanë të bëjnë pikërisht me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejtë duke thyer edhe kufijtë tradicionalë në ndërkohën kur ekonomia jonë, sektori po themi institucional, pjesa institucionale që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë sepse janë një sërë sfidash të cilat kërkojnë një vëmendje të veçantë në këtë fazë, në ndërkohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon po ashtu një udhëheqje dhe një orientim të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë përveçse një ministrie ekonomie e cila duhet të orientojë dhe duhet të mbështesë dhe duhet të shoqërojë dhe biznesin në nevojën për inovacion dhe jo vetëm të koordinojë të gjitha institucionet e tjera sepse një nga problematikat më të renda që ne kemi trashëguar nga e shkuara ka qenë  kioskëzimi si një fenomen shumë më i gjerë sesa kioskëzimi material i ngrehinave në territor. Ne kemi pasur një qeverisje të kioskëzuar, një shtet të kioskëzuar dhe viktimë shembullore e këtij mentaliteti qeverisës dhe i kësaj kulture të dobët të shtetit është inovacioni. Është investuar në inovacion në sensin që është investuar në digjitalizim më saktë, në vite edhe më parë, modestish, por është investuar mirëpo janë krijuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri tjetrin, i cili ka ndërtuar një sistem. Pse Parlamenti i Republikës së Shqipërisë u godit me sukses edhe me lehtësi nga armiqtë tanë kibernetikë? Sepse ishte jashtë sistemit, ishte një kioskë digjitale dhe ne kemi shumë kioska të tilla ende të cilat janë jashtë, po themi sferës së kompetencës së drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv. Ndërkohë që në kushtet edhe të kësaj epoke që e ka sjellë luftën kibernetike si një kërcënim të ri që do të shkojë duke u shtuar e duke u shtuar. E patë se çfarë i  bën ukrainasit dje Rusisë me një sulm kibernetik. Rusisë që është një nga fuqitë më të mëdha kibernetike në botë sot, i morën peng një pjesë të madhe të Moskës, pa drita, pa informacion. Që do të thotë, është një luftë ku në vazhdimësi do përgatitesh, do goditesh, do reagosh dhe kërkon një sistem mbrojtje. Siç kemi një ushtri që mbulon gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, siç kemi një forcë mbrojtëse duhet të kemi një forcë unike ku sigurisht institucionet kanë pavarësinë e tyre në përdorimin e pjesës së tyre të sistemit, por sistemet nuk mund të jenë sisteme kioska dhe ne sot kemi një situatë shumë dramatike me sistemin e drejtësisë. Nëse flasim për përparime të caktuara, ne kemi sistemin më të prapambetur më arkaik, më banal të drejtësisë në Europë nëse flasim për digjitalizim. Akoma me defterë, që janë shumë më të keq renditur sesa defterët e kohës së Perandorisë Otomane dhe të periudhës së diktaturës, kjo është e kuptueshme. Kanë shumë më të tepër gabime ortografike dhe formulime ekstravagante të pakuptueshme sesa në kohën e Perandorisë Otomane dhe në kohën e diktaturës dhe mbi të gjitha nuk mundësojnë asnjë shpejtësi dhe asnjë transparencë në trajtimin apo në monitorimin e çështjeve gjyqësore dhe problemi konceptual filozofik është që ndërkohë që ne insistojmë prej vitesh të kërkojmë nga institucionet e reja të drejtësisë dhe këtu e kam fjalën për këshillat përkatës që të qasen në mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive dhe ne kërkojmë që të bëhet pjesë e të njëjtit sistem, dëgjojmë broçkulla për pavarësinë. Pavarësia është një gjë dhe sistemi është një gjë tjetër. Mercedez- Benz prodhon makina për të gjithë, pastaj secili shofer në mënyrë të pavarur drejton makinën e vet.

Dhe kështu mund të sjellim 1000 shembuj. Sistemi i ujësjellës-kanalizimeve është një, nuk ka sisteme të pavarura ujësjellësidhe kanalizimi që institucione të pavarura të ndërtojnë ujësjellësin e vet dhe kanalizimin e vet. Sistemi elektrik është një dhe sistemi digjital dhe sistemi i mbrojtjes kibernetike të një shteti serioz është një.

Nëse parlamenti do të ishte përfshirë në sistemin e AKSHI-t dhe në sistemin e mbrojtjes  nga AKCESK-u, njësia e re që ne kemi ngritur, do e kishte më të lehtë, shumë më të lehtë. Nuk them që mund të mos goditet, por do e kishte shumë më të lehtë.

Në këtë sens inovacioni është një problem në rast se ne nuk i marrim të gjitha të mirat, dhe nga ana tjetër është një bekim për vende si i yni që përmes inovacionit, mund të bëjnë kapërcime që në kohën para teknologjisë së lartë, do ishin të pamundura sepse në kohën para teknologjisë së lartë kur prodhohej një makinë e re shkrimi, do ta merrnin një herë ata që e prodhonin, do ta blinin një herë ata që kishin mundësi ta blinin menjëherë,pastaj kur të vinte radha tek ne, ata do kishin prodhuar makinëne re të shkrimit kurse kështu, secili vrapon sipas  dëshirës që ka për të vrapuar dhe nga ana tjetër, mungesa e sistemeve të mirëstrukturuara, të cilat funksionojnë si duhet me letra, bëjnë që ti të kesh shumë më tepër hapësirë për të ecur me teknologjinë. Pse vende si Gjermania, – Gjermania është makineria me ekselente burokratike e Evropës, në inovacion dhe në digjitalizim janë shumë më mbrapa se shumë vende të Evropës? Pse Estonia u bë vendi lider i Evropës, duke qenë një vend i vogël dhe shumë, shumë më i prapambetur se Gjermania?

Sepse të kthesh një makinë te madhe, një anije të madhe është shumë më vështirë sesa të kthesh një varkë që nuk i ka të gjitha ato pajisjet e anijes së madhe, por ka mundësi të kthehet, kështu që në ketë sens dhe inovacioni dhe kultura është bashkuar aty për t’i dhënë mundësi vetes që të shfrytëzojmë shumë më tepër potencialin që kultura ka për ekonominë.

Kultura nuk është vetëm ekspozim dhe mirëmbajtje dhe promovim i asaj që ke, por është edhe motor i ekonomisë.  Prandaj është bërë kjo. E kjo nuk ka lidhje me persona, kjo ka lidhje me nevojën që sistemi të bëhet me eficent dhe që ne të marrim më shumë nga potenciali që kemi. Dhe po ashtu kam shpjeguar pse kam bërë zgjedhjen e ministrit të ri, sepse është një nga drejtuesit publikë më te sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një kioskë banale, një çerdhe korrupsioni, një nga skenat më brutale të maskaradës antishtet që ne trashëguam. Fakti që ne arritëm të bëjmë që Republika Federale e Gjermanisë të pranojë njohjen e patentës sonë, e lejes sonë të drejtimit, i thotë të gjitha.

Domethënë kemi krijuar, ose më saktë nën lidershipin e tij është krijuar një  institucion shqiptar që mund ta marrësh, mund ta vendosësh në gjithë hartën e institucioneve evropiane të sektorit dhe plotëson të gjitha standardet, se ndryshe nuk të njeh Gjermania patentën. Nuk të jep Gjermania ty mundësi të drejtosh makinën me një patentë të marrë te Qafa e Kërrabës me detyrimin që të votosh për partinë X dhe pa bërë test, se nuk mundet Gjermania që makinat që lëvizin në territorin e saj,  jenë “autobomba për të vrarë’’ njerëz për shkak shoferësh që kanë një patentë, por s’kanë dijeni se si i jepet makinës.

Dhe fakti që institucionet e asaj drejtorie janë institucione model, janë si ky këtu hotel për pritjen, përcjelljen, eficiensën e shërbimit, shkurtimin e burokracisë e të gjitha përmes inovacionit flet vetë dhe plus background-i mbrapa kulturor dhe lidhja e mëhershme me kulturën e ministrit të ri, e cila bëri që Drejtoria e Transportit të behej e famshme dhe të bëhej e dashur për të gjithë njerëzit, jo vetëm për shërbimet, por edhe për gjithë segmentin e ri të Retro-s, po ashtu flasin vetë për ‘pse’’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY