4 në pranga dhe 7 në hetim për cigare kontrabandë në Tiranë

4 në pranga dhe 7 në hetim për cigare kontrabandë në Tiranë

193
0
Shares

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe nis procedimi në gjendje të lirë për 7 të tjerë, pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare, të kontrabanduara, në dyqanet e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Flamur Zeqiraj 68 vjeç, Pavlin Jakaj 43 vjeç, Artur Shehu 29 vjeç, Edmond Ftoni 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY