Kapet dhe vihet në pranga nga policia e Shkodrës një person i kërkuar për disa vepra penale kundër personit dhe pronës.
Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
28-vjeçari, i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.
U vu në pranga shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër.
28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se më datë 31 maj 2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.
Po ashtu më datë 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/