Xhemal Loka mohon të ketë shtyrë gruan në vetvrasje

Xhemal Loka mohon të ketë shtyrë gruan në vetvrasje

130
0
Shares

Xhemal Loka, i shoqi i Bedrie Loka ka mohuar të ketë pasur sherre dramatike me gruan e tij dhe se ka ndikuar në vetvrasjen e së shoqes, gjatë hetimeve nga policia e Durrësit.

“Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Gruaja ka vrarë veten pikërisht prej bullizimit në Tik Tok. Nuk e kam kërcënuar se do e vrasë, pasi nuk kishte arsye. E kam grua dhe nuk doja të vetëvritej. Sa i përket sherreve, kanë qenë konflikte familjare siç i ka çdo familje”, mesohet të letë deklaruar në polici.

Por prokuroria ka sekuestruar telefonin e Xhemalit ku janë gjetur video mesazhe që Xhemal Loka i çonte gruas së tij duke e kërcënuar për të cilat ai ka refuzuar të flasë përpara hetuesve.

Për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje policia vijon hetime paralele dhe për llogarinë në rrjetin social TikTok për të cilën viktima kishte bërë kallëzim në Dhjetor 2022. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY