FOTO&VIDEO/ Pamje nga ballkoni ku u vra Sinomataj, u qëllua me snaiper

FOTO&VIDEO/ Pamje nga ballkoni ku u vra Sinomataj, u qëllua me snaiper

120
0
Shares

Droni.al ka siguruar foton e vendit ku u qëllua për vdekje Gend Sinomataj. Ai është qëlluar me snaiper përmes ballkonit të shtëpisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta. Personi në objektiv ishte Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

“Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia e Vlorës.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY