Aksident tragjik në Hungari, 2 të rinjtë shqiptarë pa jetë. Reagon Prishtina

Aksident tragjik në Hungari, 2 të rinjtë shqiptarë pa jetë. Reagon Prishtina

146
0
Shares

Dy shqiptarë, Kushtrim Hoxha, 28 vjeç nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, nga Rahoveci humbën jetën sotnë një aksident në Hungari.

Mjeti me të cilin dy të rinjtë po udhëtonin u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës, ndërkohë që Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mësohet se Hoxha pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

”Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari.

Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.

Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.

Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!”, ka postuar Gërvalla. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY