Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet vendimi i KPK për Blerina Muçën pas rrëzimit: Shkelje të rënda në gjyqin e vulës së PD

06/01/2024
Zbardhet vendimi i KPK për Blerina Muçën pas rrëzimit: Shkelje të rënda në gjyqin e vulës së PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendimi i sapozbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, publikuar në faqen zyrtare të tij, detajon të gjitha arsyet për shkarkimin e gjyqtares Blerina Muca para dy muajsh.
Përvec disa shkeljeve të tjera, që kanë të bëjnë me korrupsionin, pasurinë apo dhe me cështje gjyqësore të keqgjykuara, KPK vlerëson se gjyqtarja Muça nuk ka zbatuar ligjin në vendimin e marrë kundër Partisë Demokratike.

“Bëhet fjalë për vendimin e Blerina Muçës për të pranuar me urdher te Edi Ramës ne shkelje flagrante te ligjit si palë te trete Enkelejd Alibeajn dhe për të zvarritur vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i njihte Komisionit të Rithemelimit të drejtën e vulës dhe përfaqësimit politik dhe ligjor të PD”, tha sot sekretari për Çështje Ligjore në PD, Ivi Kaso.

KPK sqaron se Blerina Muca nuk duket bindëse në shpjegimet e saj dhe se ka legjitimuar një palë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile, tha Kaso.

“Ky vendim i zbardhur i KPK, jo vetëm legjitimon qëndrimet e Partisë Demokratike për ish-gjyqtaren Muca, por qartëson edhe njëherë se kujt i takon me ligj vula dhe përfaqësimi i Partisë Demokratike, dhe se si simbolet e saj janë marrë peng nga disa gjyqtarë te korruptuar me urdhra politikë.
KPK e thotë qartë se Alibeaj nuk ishte palë dhe nuk mund të njihej si palë dhe se nuk kishte tagër përfqësimi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë”, shpjegon Kaso duke u mbështetir në vendimin e zgjeruar.

Partia Demokratike u kërkoi sot gjyqtarëve që duket se mbajnë peng simbolet dhe legalitetin e Partisë Demokratike ta shohin këtë vendim të KPK si një precedent të dytë për rastin në fjalë dhe të mos marrin urdhra politikë për cështje ligjore.

“Nuk mund të lëmë pa përmendur se Pamela Qirko, e cila është motra e ministres Belinda Balluku, të cilën gjithashtu e kemi denocuar disa herë nga kjo foltore, si motër e pushtetit, ka qenë kundër vlerësimit të KPK, por në minorancë, edhe pse e drejton institucionin. Arsyet kuptohen”, tha Ivi Kaso. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.