Rrahja brutale e 3 shqiptarëve në Herceg Novi, reagon Kryeministri malazes

Rrahja brutale e 3 shqiptarëve në Herceg Novi, reagon Kryeministri malazes

214
0
Shares

Tre shqiptarë u dhunuan sot barbarisht në Mal të Zi nga një grup prej 7 personash, dyshohet qytetarë malazesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit Herceg Novi.

3 shqiptarët e dhunuar janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Ata sapo kishin zbritur nga trageti dhe po lëviznin me një automjet me targa gjermane kur grupi goditi makinën e tyre dhe pas daljes nga automjeti dy shqiptarët janë goditur duke pësuar dëmtime në trup.

Tre shqiptarët janë dërguar për mjekim në spital dhe nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim për ngjarjen, pasi kanë qenë të frikësuar. Vetëm pas ardhjes së avokatit shqiptar nga Ulqini, policia e shtetit fqinj ka bërë të ditur se ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pasur dhe një telefonatë me homologun malazez Danilo Sharanoviç ndërsa ambasada shqiptare në Podgoricë i ka marrë nën mbrojtje dhe po u ofrohet çdo shërbim i nevojshëm, përfshirë edhe ai ligjor.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka reaguar për lëtë ngjarje të rëndë dhe bëri të bëri të ditur se është identifikuar njëri prej autorëve dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën të mysafirët tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura”, ka deklaruar Spajiç. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY