Disa qindra demokratë mes tyre dhe gazetarë e ish gazetarë të RD festuan me protestë 33 vjetorin e themelimit të kësaj gazete, e para gazetë e lirë në Shqipëri që nga lufta e dytë botërore.
“Kjo protestë u kushtohet gazetarëve në radhë të parë. Liria e fjalës realisht po vdes”, tha Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij ku mbahet i izoluar.
Pjesë nga fjala e Berishës: Kjo protestë në vetvete përfaqëson një protestë ndoshta nuk mund të vlerësohet apo cilësohet me asnjë, me asgjë tjetër veçse një protestë e shenjtë.
E shenjtë sepse e shenjtë është fjala e lirë.
Dhe sot ne jemi këtu në protestë për fjalën e lirë.
Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë, Salman Ruzhdi, thotë se fjala e lirë është gjithçka, është vetë jeta.
Vetëkuptohet, jeta si gjallim, si gjallesë ekziston edhe pa fjalën e lirë, por qeniet njerëzore, që nuk kanë fjalën e lirë, nuk janë asgjë tjetër veçse automatë mjeranë të mbretërisë së frikës.
Pa fjalën e lirë, nuk ka mendim. Pa fjalën e lirë nuk ka dinjitet.
Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Liria është bosh, është shkretëtirë e vërtetë.
Si ta kuptojmë ne sonte këtë protestë? Ta kuptojmë këtë protestë si një nderim, si një mbështetje për gazetarët shqiptarë, para së gjithash dhe mbi të gjitha.
Ata janë e vërteta, parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitet.
Dhe beteja e tiranit kundër fjalës së lirë, filloi kundra tyre.
Po pse? Me të njëjtin motiv si diktatorët e të gjithë kohërave.
Po të rikthehemi pak në analizë, do gjejmë se diktatori teokratik Kalvin, dogji në turrën e druve Servetin sepse siç tha ai, Serveti me fjalën e tij më përçmonte.
Karl Xhaspër, thotë se gjatë diktaturës naziste, në kohë lufte, të thoje një fjalë kundër regjimit apo të bëje opozitë, duhet të hapje me duart e tua varrin.
Po në diktaturën komuniste në Shqipëri, Hitleri shqiptar i pasluftës, me dhjetëra e dhjetëra, me qindra e me mijëra shqiptarë hapën dyert e burgjeve dhe varret e tyre për fjalën e lirë.
Kombi humbi poetë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk pranuan në asnjë rrethanë të bëhen këngëtarë të regjimit, por mbetën të pavdekshëm në vargjet e tyre, këngëtarë të së vërtetës, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika dhe shumë e shumë të tjerë.
Por nuk qenë vetëm poetët dhe artistët, por edhe qytetarët, edhe të rinjtë, edhe për një fjalë, Enver Hoxha ekzekutoi Shkëlzen Doçin, mikun e djalit të tij, vetëm e vetëm pse ai kishte urrejtje për diktatorin.
Kristaq Rama dhe Ramiz Alia do varnin në litar Havzi Nelën vetëm pse i këndoi lirisë, i këndoi Kosovës, i këndoi të drejtave të njeriut.
Sot skuadrat e pushkatimit nuk janë më, por janë skuadrat e mafias.
Sot, liria e shtypit, liria e fjalës realisht po vdes.
Le të kujtojmë pak ngjarjet e fundit.
Edi Rama mësoi se një gazetar i ndershëm, që nuk shitej dhe blihej, Elton Qyno, kishte zbuluar se emri i tij figuronte në dosjet e krimit dhe në regjistrimet e krimit.
Çfarë ndodhi? U rikthye mesjeta. U rikthyen kohërat më të zeza të Sigurimit të Shtetit.
E rrëmbeu me Dumanin dhe banditët e tij. Rrëmbeu gazetarin. E trajtoi në mënyrën më çnjerëzore vetëm e vetëm t’i shuante emrin që e kishte të regjistruar.
Po kështu, zonja Xama, pse guxoi bazuar në dokumente zyrtare, t’i bëjë radiografinë Erion Veliajt, u kërcënua me jetë nga banditi.
Sa gazetarë të tjerë.
Prandaj miq, kjo protestë u kushtohet atyre në radhë të parë.
Por më tragjike është se në të gjitha këto raste, a u mbështetën këta kalorës të fjalës së lirë, nga mediat e tjera?
Rallë, shumë rrallë. Pak, shumë pak. Turp, shumë turp! r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/