Vetëm pak orë pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se do verifikonte zbatimin e masës së arrestit të kreut të opozitës Sali Berisha, dy oficerë policie zbarkuan sot në shtëpinë e tij.
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer një kontroll në mëngjes në shtëpinë e Berishës.
Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik në Tiranë, i shoqëruar nga një efektiv me uniformë policie, pasi kontaktuan me ekipin e sigurisë së Berishës hynë në banesë në rrugën “Mustafa Metohiti” në Tiranë.
Ata kanë qendruar brenda vetëm për pak minuta dhe janë larguar. Berisha vijon të qëndrojë në “arrest shtëpie” në bazë të vendimit të gjykatës së marrë javën e kaluar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/