Momenti i arrestimit
Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore, për kapjen e 2 pjesëtarëve të një grupi kriminal në Itali, të implikuar në shitje dhe trafikim të sasive të mëdhaja të heroinës dhe kokainës.
Operacionet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me DVP Tiranë dhe me DVP Gjirokastër.
2 shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Breshias, u ndaluan me qëllim ekstradimin në Itali.
Njëri nga këta shtetas u ndalua në Tiranë, gjatë operacionit “Alias”. Shtetasi tjetër u ndaluar në Përmet, gjatë operacionit “The zone”.
Në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Dritan Idrizi, alias Dritan Xhepexhiu, 37 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia.
Në Përmet, në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Elion Bejo, 40 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të ekstraduar 2 shtetasit, në Itali.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/