Gruaja 41 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, priti 1 vit përgjigje për...

Gruaja 41 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, priti 1 vit përgjigje për padinë e saj, pastaj zgjodhi të ikë

375
0
Shares

Policia e Durrësit njoftoi sot se Bedrie Loka, 41 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, 1 vajzë dhe 3 djem, e cila i dha fund jetës dy ditë më parë në banesën e saj, kishte bërë një padi në polici për bullizëm në rrjetet sociale.

Padia ishte bërë në fund të vitit 2022 dhe policia e kishte përcjellë atë për në prokurori.

Për një vit prokuroria e Durrësit nuk ktheu asnjë përgjigje për padinë e saj ndërsa ajo zgjodho të largohej nga kjo botë që nuk e dëgjoi.

Familja Loka me origjinë nga Dibra jetonte në lagjen Stalla të Sukthit në një banesë 2- katëshe me 3 djemtë e saj, ndërsa bashkëshorti ishte në Greqi, emigrant. Një fqinjë e saj shprehet se ishte grua shumë e mirë dhe punonte shumë për të mbajtur familjen.

“Ka qenë jashtëzakonisht femër e ndjeshme”, tha ajo për tv klan.

Dëshmi të tjera jashtë kamerës flasin për një video që ishte kthyer në meme për viktimën, e cila dyshohet se është hedhur në rrjetet sociale nga një kushërirë e saj.

Policia e Durrësit bën të ditur se e ndjera që në dhjetor të vitit 2022 kishte bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tejet të rëndë po vijojnë, ndërsa burime nga spitali kanë sqaruar se viktima nuk ka qenë paciente që ndiqej me mjekim për sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY