Hetim i ri për Ilir Beqaj, dyshime për korrupsion në agjencinë që...

Hetim i ri për Ilir Beqaj, dyshime për korrupsion në agjencinë që drejtonte

167
0
Shares

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dyshohet për një tjetër rast korrupsioni, kësaj here si drejtues i SASPAK (Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmë).

Ai vetë ka dalë në një bisedë me Dorian Sadikun, i cili rezulton ortak në shoqërinë Delta Holdin SHPK ndërsa hetimi u regjistrua në 6 Shtator 2023 dhe përfshiu në përgjim dhe vëzhgim ambiental edhe disa persona të tjerë, zyrtarë të kësaj agjencie dhe administrator biznesesh private, si dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.

Investigimi ka siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkretisht shtetasit Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj, Ilir Beqaj si dhe është urdhëruar kontrolli i këtyre banesave.

Komunikimet e Ermal Kurtulajt, sipas SPAK kanë treguar se si ai kërkonte nga persona të ndryshëm lëshimin e faturave fiktive në mijëra Euro për zbatim të aktiviteteve në kuadër të projektit që koordinonte. Dyshimet e prokurorisë janë që përfitues fundor i fondeve ishte vetë ai.

Por teksa dëgjoheshin këto biseda, SPAK thotë se ka gjetur lidhje të forta mes tij dhe ish-ministrit Ilir Beqaj, që nga përdorimi i mjeteve të Kurtulajt nga ish-ministri, deri në menaxhimin në hije të një biznesi pranë Kalasë së Tiranës. Bëhet fjalë për restorantin Gzona për të cilin ka dyshime që Beqaj, edhe pse ka shitur më herët pronësinë e tij, ka vijuar të kontrollojë këtë biznes nëpërmjet Kurtulajt, i cili mbante kontakte me administratorët ligjorë.

Ermal Kurtulaj, koordinatori i një prej projekteve që menaxhon Agjencia e SASPAC, në krye të të cilës deri në Nëntor të këtij viti ishte Ilir Beqaj, u përgjua nga SPAK që prej Gushtit. r.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY