Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse e sulmon Berisha prokurorin Dumani: Copëtoi edhe çështjen e Ahmetajt

29/12/2023
Pse e sulmon Berisha prokurorin Dumani: Copëtoi edhe çështjen e Ahmetajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nuk akuzon pa fakte drejtuesin e SPAK, Altin Dumani duke theksuar faktin se si hetoi Arben Ahmetajn dhe një takim ende të papërgenjështruar me Edi Ramën.

”Unë këtu kam qenë para jush dhe ka qenë gusht kur kam denoncuar takimet sekrete të Altin Dumanit me Edi Ramën.

Takimi i fshehtë nuk ka kurrë prova. Por nuk u përgënjeshtrua. Nuk e përgënjeshtroi dot se do nxirrja edhe ndonjë provë tjetër të vogël.
Ata heshtën se nuk përgënjeshtronin dot se kishin frikë nga gjëra të tjera.
Pra, kam denoncuar me shumë vendosmëri fragmentizimin e dosjes së vjedhjes së shekullit, copëtimin e saj në stilin e loteve të rrugëve të Edi Ramës, që është rruga më e sigurt e korrupsionit. E shumëfishimit të korrupsionit, politik ose monetar.
Dhe akti më skandaloz i këtij vendimi ka qenë tërheqja veçmas personalisht nga ai i dosjes Ahmetaj. Askush të mos mendojë se unë kam pasur ndonjë sentiment të veçantë për Arben Ahmetajn. Nuk gjen një tjetër që ta ketë akuzuar më shumë se unë, por përsëri them se trajtimi i barabartë para ligjit është kushti i të gjitha kushteve për funksionimin e shtetit ligjor.
Zotëria e tij, në marrëveshje me Ramën, e kapi dhe e akuzoi në një mënyrë bizare, pikërisht duke mos guxuar të akuzojë Ramën për 8 përqindëshin, duke mos guxuar të akuzojnë Veliajn për 8 përqindëshin, gjeti të akuzojë Arben Ahmetajn sepse përfaqësuesi i tij në KVO, ka gabuar për 8 përqindëshin.
Dhe këtë Dumani e bëri në stilin e copëzimit të dosjes. Copëzimi i dosjes është për të mbrojtur Edi Ramën.
Ua them unë se kurrë ajo aferë nuk mund të ecte ashtu pa mbështetjen direkte të kryeministrit të vendit. Por ajo ka qenë aferë personale e kryeministrit të vendit dhe ky arriti gjer aty sa të na thotë se nuk e dimë se kush janë pronarët”, tha Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

26/02/2026
Thirret në SPAK vartësja e Ermal Beqirit

Thirret në SPAK vartësja e Ermal Beqirit

26/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

26/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.