Shkelzen Berisha bisedon me gazetarët: Për çfarë u pyeta dhe cilat janë...

Shkelzen Berisha bisedon me gazetarët: Për çfarë u pyeta dhe cilat janë përgjigjet

118
0
Shares

Shkelzen Berisha është ndakur me gazetarët pasi ka përfunduar dëshminë e tij më SPAK në lidhje me çështjen e Gërdecit.

“Në 2007-2008 kam punuar disa muaj në kompaninë “Eagle Mobile”. Kam qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur ngjarja. Ose nëpërmjet medias ose nëpërmjet familjarëve e kam mësuar ngjarjen. Unë jam një bga 71 dëshmitarët e thirrur. Kam dhënë dëshmi edhe më herët, para një viti dhe unë nuk kam asnjë lidhke me akuzën dhe thirrja ime është akt politik. Unë tjirrem në mënhkes, babai gjxkohet në drekë dhe në darkë zbatohet masa e sigurisë”, tha Shkelzen Berisha.

Në vijim ai u përgjigj gazetarëve për telefonanat me Delijorgjin dhe Mediun e takimin me ish ministrin Aldo Bumçi.

“Me Aldo Bumçin njihem. Kam marrëdhënie miqësore për shkak të përfshirjes në politikë. Që prej 2004 e njoh. Bisedat me të kanë qenë personale. Nuk kemi patur biseda për ndonjë VKM. Nuk njoh njeri as kush e ka shkruar as kush e ka marrë faksin. Nuk kam bërë asnjë padi por jam në dijeni se Bumçi e ka bërë një të tillë në lidhke me faksin që ka emrin e tij.

Me Mediun njihem prej 1994. Kam marrëdhënie personale e miqësore. Nuk kam patur biseda për demontim me Mediun. Kam patur një bisedë me Mediun ditën e ngjarjes, ka qenë bisedë personale për sëmundje (një anëtar i familjes së tij). Nuk kam patur zhvilluar bisedë tjetër përveç kësaj.

Mihal Delijorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objekt te kompleksi i tij. Për këtë çështje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Delijorgji. 44 telefonata nga janari deri në mars, nuk kanë qenë telefonata për aktivitetin e tij në Gerdec.
Mihalin e mora në telefon kur ndodhi shpërthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin pasi dikush i familjes së tij punonte aty”, shpjegoi Shkelzen Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY