Këlliçi publikon emailet e Mërtirit, nesër depozitohen në SPAK

Këlliçi publikon emailet e Mërtirit, nesër depozitohen në SPAK

134
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi pubikoi sot para mediave në një konferencë të përbashkët shtypi me kreun demokrat Sali Berisha, fakte të reja që lidhen me skandalin e inceneratorit të Tiranës ndërsa përfshijnë Mirel Mërtirin dhe Erion Veliajn.

“Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra e-maile te tjera, që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për t’i ardhur në ndihmë, që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere” u shpreh Këlliçi.

Publikimi i Këlliçit: Unë do ju lexoj një shkresë zyrtare e cila do depozitohet ditën e nesërme zyrtarisht e firmosur nga unë në emër të grupit të ekspertëve që kanë 7 muaj që punojnë me këtë dosje, në lidhje me zbërthimin e kësaj dëshmie përvëluese që shtetasi Mirel Mërtiri ka dhënë.

Po ju lexoj shkresën dhe më pas do ju shfaq në ekran dy e-maile te reja të shtetasiT Mirel Mërtiri nën adresën që ai e pranoi gojarisht,  limonmango10@gmail.com. gjatë një interviste në syri tv me gazetarin Cim Peka.

Për t’i ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur, ditën e nesërme në do dërgojmë në SPAK:

Një kopje të emisionit ku ky shtetas ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtme dhe janë 12 momente të intervistës që do i dërgojmë të plota në USB, për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.

Kopje të emisionit ku ky shtetas në mënyrë objektive ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtëme:
Minuta e 00:18:00 deri 00:20:46 ( Pjesa e parë) ku shprehet për mardhënien me shtetasin Klodian Zoto.
Minuta 00:41:00 deri 00:42:08 ( Pjesa e parë) ku shprehet se nuk është njoftuar për tu paraqitur në komisionit hetimor pasi kishte interesa të caktuara të mos paraqitesha.
Minuta 01:01:00 deri 01:03:00 ( Pjesa e parë) ku shojegon funksionet që ka mbajtur pranë kompanive ITS sh.p.k dhe Geogenix BV.
Minuta 01:04:20 ( Pjesa e parë) ku pyetet për kontratëm e punes me kompaninë Geogenix BV.
Minuta 01:09:45 deri 01:12:30 ( Pjesa e parë)  ku konfirmon autenticitetin e email mirelmertiri@gmail.com dhe quan praktikë normale favorizimin e Bashkisë Tiranë apo dhe kompani private të lidhura me të për depozitimin e dherave dhe inerteve ( email te përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë).
Minuta 01:15:10 deri 01:18:10 ( Pjesa e parë)  ku konfirmon autenticitetin e fotos së grupit të Whatsapp DRAMA ( përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë) dhe komunikimit për një sponsorizim në vlerën 1 (një) milion euro në favor të Bashkisë Tiranë.
Minuta 01:36:34 deri 01:37:11( Pjesa e parë)  ku shprehet se mban përgjegjësi penale për këto që ka shprehur në këtë emision.
Minuta 01:44:50 deri 01:48:50 ( Pjesa e parë) ku saktëson funksionet që ka në mbajtur në kompani, punët e përditshme dhe marrëdhëniet me bordin në Hollandë.
Minuta 00:36:44 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet dhe përgjigjet për Denist Ymeri, kompanine Artcon dhe Cassanova Hernandez.
Minuta 00:47:20 deri 00:52:00 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marredhenien me Ben Blushin, Eva Blushin,kompaninë EM CAPITAL te rregjistruar në Bullgari me pronar Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi si dhe pagesat e përfituara nga incineratori i Tiranës për të blerë aksionet e kompanisë që administron Lori Kafe ( do e saktesoj ne qkb)
Minuta 00:57:15 deri 00:58:25 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marrëdhënien me Kryetarin e Bashkisë Tiranë  për të cilën shprehet se do të flasi në SPAK.
Minuta 01:03:57 deri 01:05:20 ( Pjesa e Dytë) ku pranon se adresa limonmango10@gmail.com përdoret nga ky shtetas.

Të gjitha këto materiale po ua vëmë në dispozicion për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV dhe për t’i hapur rrugë verifikimit të fakteve të tjera të hetimit.

Do doja që të nxirrja dy prova të reja, e para është ky email nga Michael Druijts, drejtori A, i kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës, ku më 14 mars 2022, i drejtohet limonmangos dhe subjekti është për shtetasin Hermsan Vermeulen që ka qenë administrator i inceneratorit të Tiranës, dhe i drejtohet limonmangos duke nisur me ‘i dashur Mirel’, në të gjithë këtë komunikim zotëria Druijts i shkruan Mërtirit se nuk kanë patur mundësi të dëgjohen mirë në tElefon, dhe i kërkon aprovimin e katër kërkesave që Vermulen kishte për tu emëruar administrator.

Ndërsa në një email të datës 24 dhjetor 2022 Michael Druijts i dërgon listën e punonjësve së IEBV SPV limonmangos ku i drejtohet me ‘sir’, zotëri.

Gjithashtu një tjetër moment i cili është i pranuar nga Mirel Mërtiri në emision, komunikimin në grupin e Whatssap të titulluar ‘drama’ ku në lajmin për donacionin që i është bërë bashkisë Tiranë për një milion euro, për një çerdhe, që ky inagurim është bërë nga Erion Veliaj, Mirel Mërtiri i shkruan Klodian Zotos, i çon këtë lajm dhe e komenton me të, teksa përmendet dhe ‘lali’.

Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra emaile tjera që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për t’i ardhur në ndihmë, që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere”, u shpreh Këlliçi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY