Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë vetëm një orë pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se shuarja e zjarrit u krye me sukses.
Në përfundim të operacionit të evakuim-shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë, që u përfshi nga flakët në orët e pasdites, ministri i Brendshëm Taulant Balla nga vendngjarja tha se reagimi ishte i menjëhershëm.
“Strukturat shtetërore reaguan në kohë për t’ju përgjigjur një situate të vështirë, e cila shpresoj që do të shkojë mirë deri në fund”, tha Balla për mediat.
Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Zjarrfikëse nga disa qytete.
Më shumë se 40 banorë dhe punonjës të Zjarrfikëses morën ndihmë mjekësore në spital.
Pallati u përfshi nga flakët ditën e sotme për arsye ende të pazbardhura zyrtarisht, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/