Maliq, asfiksohen në dhomën e hotelit mysafirët, 1 i vdekur

Maliq, asfiksohen në dhomën e hotelit mysafirët, 1 i vdekur

244
0
Shares

Një mysafir humbi jetën gjatë natës nga asfiksimi, në një hotel në Maliq ndërsa gruaja që flinte mentë ia doli të shpëtonte.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar Bexhet Tresa, 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY