Gjatë 12 orëve të fundit, finalizohen në Rrëshen 2 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditet një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë. Sekuestrohen 4 armë zjarri dhe municion luftarak.
Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale më Reps. Me armë zjarri me vete, kapen në flagrancë në hyrje të Rrugës së Kombit, 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohen 1 kallashnikov me fishekë në fole, gati për qitje, dhe 1 pushkë.
Shërbinet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit Besnik Gjoka dhe Prengë Gjoka. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë.
-Gjithashtu, në Rrëshen shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin Nikollë Karaqi, si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.
Ndërkaq edhe më Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se shtetasi Tom Gjeloshi, mbante armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/