Krijonte llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetase tjetër, bashkëpunëtore e tij.
Dy autorët dyshohet se janë të implikuar dhe në veprimtarinë kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
U bë ndalimi i shtetasit K. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin gjeneralitetet të shtetasve të ndryshëm, dhe krijonin llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/