Në pranga një 18-vjeçar nga Rumania, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë.
Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike.
“Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër.
18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit”, njofton policia e Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/