SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor, deklaroi sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
FAKTET:
Dua të ndalem tek një pikë shumë të rëndësishme, tek mosfunksionimi i njësisë së zbatimit të projektit, pikërisht për faktin se tashmë në bashkinë e Tiranës, është publik shqetësimi dhe mes gjithë punonjësve të administratës se kushdo që firmos për këtë aferë duhet të bëjë burgun për Erion Veliaj.
Ndaj dhe ka një arsye se pse për dy vite, askush nga bashkia e Tiranës nuk merr përsipër të firmosë në emër të Veliajt për të bërë burgun për të.
Kështu që nëse njësia e zbatimit të projektit do të duhet të funksionojë, dhe me të drejtë administratori shtetëror, Arjan Baçi i bën thirrje Erion Veliaj të çojë anëtarët, dhe zv/kryeministrja Balluku i bën thirrje të çojë dy anëtarët, le të shkojë Erion Velaij si anëtar i njësisë së zbatimit të projektit dhe të firmosë e të bëjë ai burgun me dinjitet dhe jo punonjësit e tij.
Për tu ndalur tek një pikë shumë e rëndësishme, tek fakti që ne kemi një javë që denoncojmë që, në materialin e depozituar javën e shkuar për urdhër-arrestet e 15 personave, janë hequr dokumente dhe prova.
Unë do të sjell sërish para jush një marrëveshje bashkëpunimi që e kam bërë publike nga selia e PD, në datën 1 nëntor të këtij viti, e kam depozituar po atë ditë në SPAK si provë shtesë dhe nuk figuron askund.
Mund të jetë marrëveshje unikale në botë, ku marrëveshja firmoset nga ‘Intergrate Energy BV’, firmoset nga policia bashkiake, Ermal Kapllani, drejtori i saj, i cili nuk figuron askund në dosje, firmoset nga Taulant Tusha si drejtor i punëve publike, dhe nga inspektorati shtetëror i mjedisor i ujërave dhe mjedisit në Tiranë.
Këto institucione që duhet të bëjnë monitorimin e landfillit të Sharrës, këto që duhet të rakordojnë me njësinë e zbatimit të projektit, a janë kapur afatet, a po punohet siç duhet, a po ecën procesi i ndërtimit, a kemi ndërtim pa leje, siç u faktua dje, që janë mbushur liqenet me plehra.
Këto nënshkruajnë këtë marrëveshje bashkëpunimi, ku këto institucione të shtetit vihen në dispozicion të inceneratorit. Ku është e shkruar në kontratë në marrëveshje se Tusha, Kapllani dhe drejtori i mjedisit, për ti dhënë informacion dhe për të mbikëqyrur punën, që puna të ecë në rregull për inceneratorin për inceneratorin.
Pyetja që kam shtruar unë është cili është tagri i veçantë apo special i Taulant Tushës në këtë rast, që ka firmosur këtë marrëveshje. Përveç faktit që ka patur një dakordësi që burgun për shefin duhet ta bënte Taulanti.
Kjo marrëveshje flet për atë që përmendi doktor Berisha, për biznesin e dherave që deri tani i ka sjellë 50 mln dollarë të ardhura këtij grupi kriminal, me një zë që nuk ka qenë fare i parashikuar në kontratën koncensionare.
Ja ku e keni këtë dokument, ftoj mediat, ftoj këdo të gjejë një rresht të vetëm në 109 faqe ku nuk përmendet fare Erion Veliaj, të përmendet ky dokument. E kam depozituar në datën 1 nëntor në SPAK.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/