Rikthehet në transmetim Droni. Eksperti i dixhitalizimit, Progni: Ukrainasi i Lali Erit...

Rikthehet në transmetim Droni. Eksperti i dixhitalizimit, Progni: Ukrainasi i Lali Erit që rri në Fresk, autori i sulmit

252
0
Shares

A ka sulmuar Erion Veliaj mediat online jashtë kontrollit të bashkisë, Fugës së kryeministrisë dhe inceneratorëve. Eksperti i digjitalizimit Gent Progni thotë se ka zbuluar kush është pas hakerimit të frikshëm në domen dhe admin.

“Ukrainasi i Lali Erit qe rri ne Fresk, nga mengjesi ka nisur nje lufte me DDOS kunder faqeve opozitare qe kane bere artikujt e arrestimit te drejtorave te korruptuar te Bashkise! Autoriteti Kombëtar CESK do nderhyni ju ne keto raste ? apo ta bej une arrestimin ne flagrance ?”, shkruan në X Progni.

Droni.al ka dy ditë që ishte sulmuar, ndërsa kanë rënë pre e sulmit edhe një numër mediash të tjera, por asnjë nga ato që negocojnë me bashkinë në cfarëdo forme.

Inxhinierët e serverit ku mbahet droni.al ia dolën ta rikthejnë këtë pasdite në transmetim. Po ashtu u rikthyen edhe faqe të tjera.

Droni.al do konsultohet me avokatin e vet për të nisur një padi në prokurori në lidhje me këtë sulm duke patur parasysh edhe gjetjet e konstatuara gjatë rikuperimit.

Ne nuk do të tolerojmë asnjë veprim në kurriz të medias tonë që cënon lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve. /Editori

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY