Në Dhërmi u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin, përfjatë operacionit të policisë “Plazh i lirë”.
Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;
-L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;
-E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.
Policia prej disa ditësh ka nisur lirimin e plazheve publike por këtë po e bën vetëm në diaa ngastra plazhi si në Himarë, Vlorë dhe Golem.
Policia nuk është parë në Lalëz, Shëngjin dhe disa plazhe të tjera. Vetëm në dy javë hapësira publike e Lalëz u zu duke ngushtuar vetëm në disa metra mundësinë për të vendosur një çadër.
Disa mijëra persona kanë investuar në shtëpi pushimi, por në fillim të ditës ata duhet të paguajnë rërën tek bizneset që favorizohen në raport me qytetatët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/