“Nuk desha ta vrisja”, gjykata e Elbasanit, 22 vite burg për Arbër...

“Nuk desha ta vrisja”, gjykata e Elbasanit, 22 vite burg për Arbër Paplekaj

67
0
Shares

Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 22 vite burg Arbër Paplekaj pasi u akuzua se vrau Pjerin Xhuvanin në një përleshje me armë në një rrugë të Elbasanit vetëm  4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Dy ish-nën drejtorët, të panishëm në ngjarje por që nuk vepruan Nikollaq Palla dhe Albert Nushi janë dënuar me 1 vit shërbim prove, ndërsa policët me 8 muaj “shërbim prove”.

Avokatët e Paplekajt janë shprehur se do të apelojnë vendimin e togave të zeza.

Si pasojë e kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Në seancën e datës 7 korrik 2023, Arbër Paplekaj u shpreh se e kreu vrasjen për vetëmbrojtje.

“Kam kaluar testin e integritetit nga agjencitë amerikane kur jam dërguar ne Afganistan. Jam dekoruar nga Kryeministri për luftën e antiterrorit. Kam qenë 10 vjet me armë në brez. 10 vjet jam përplasur me grupe kriminale dhe kurrë s’e kam përdorur. Pasi më shajtën, më dhunuan dhe më qëlluan shokun me plumb më thoni ç’duhet të beja? Nuk pata rrugë tjetër.

Nuk desha me e vra atë djalë. Mbrojta jetën teme. U përballa me instinktet. Jam ish-anëtar i forcave speciale. Dhe instinkti i parë, për të cilin jam stërvitur është të reagoj kur rrezikohet jeta ime apo e dikujt. Në momentin që sheh armën reagon. E njihni teorinë e qenve të Pavollovit? S’kam vepruar me zemër. Kam qenë makineri. Kam reaguar si jam stërvitur për dhjetëra vite.”, tha Paplekaj gjatë gjyqit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY