Kapet një hajdut i veglave të punës në Kamzë

Kapet një hajdut i veglave të punës në Kamzë

71
0
Shares

Vodhi mjete të ndryshme pune, në disa biznese në Kamzë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen disa nga mjetet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY