Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Prokuroria Speciale është në tavë për llogari të Ramës dhe Veliajt

12/07/2023
Berisha: Prokuroria Speciale është në tavë për llogari të Ramës dhe Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD deklaron se hetimi dyvjeçar fakton katërcipërisht se Prokuroria Speciale funksionon si një aneks i organizatës kriminale të quajtur qeveria shqiptare, tha sot kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat në selinë e PD në Tiranë.

Me urdhër të Edi Ramës, SPAK gjer sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit, theksoi Berisha.

“Kjo prokurori, ndonëse ka lëshuar dhjetëra arresti për ministra, drejtorë, deputetët, punonjës apo biznesmenë, ajo kurrë ndonjëherë nuk ka vendosur një konfiskim të veprës së krimit, nuk ka konfiskuar as vetë djegësat me pretendimin absurd se nuk dihen pronarët dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Sipas kësaj logjike, arbitrazhi ndërkombëtar mund të qëndrojë në krahun e krimit ose afera nuk është korruptive. Çdo aferë kriminale ndëshkohet me ligj.

Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te dy persona: Edi Rama, Erion Veliaj!

Ndaj dhe ndonëse gjer më sot, një numër zyrtarësh janë burgosur me një numër akuzash që nuk kanë lidhje me procedurën antiligjore të firmosur nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale dhe kjo vetëm sepse çdo fjalë apo rresht në këtë drejtim, të çon te kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.

Prokuroria speciale paraqiti një aktakuzë prej disa faqesh, një akuzë që ishte pa lidhje direkte me djegësave, akuzë të cilën duhej ta bënte ILDKP për dhurata të paligjshme, mosdeklarime apo fshehje pasurie”, deklaroi kreu i PD-sw, Sali Berisha ndwrsa komentoi pwrmbajtjen e akuzws sw SPAK ndaj Arben Ahmetaj.

Sipas Berishws SPAK nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës. Ajo nuk e akuzoi atë as për djegësin e Fierit, ndonëse Ahmetaj ka në varësinë e tij në Ministrinë e Financave njësinë e mbikëqyrjes së projekteve me fonde publike.

Prokuroria Speciale nuk e akuzoi Ahmetajn për veprim apo mosveprim ndaj kontratës që nuk lejon në asnjë rrethanë zgjidhjen e saj, vetëm e vetëm se ai është neni Rama-Veliaj.

Prokuroria Speciale e PS nuk e akuzoi dot Ahmetajn për dhënien e bonusit për një kompani që nuk ekzistonte. Kjo do akuzonte direkt Ramën, Agaçin dhe Veliajn.

Të gjitha këto faktojnë se me qëndrimet e saj dyvjeçare, Prokuroria Speciale zbatoi politikën e kokave të turkut, të kontrolluar nga Edi Rama për interesa të pushtetit të tij. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026
Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

27/02/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Hapet gjykimi në themel Erion Veliaj, tre gjyqtare kanë në dorë fatin e tij

27/02/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

KRUJË/ Mashtron 24-vjeçaren dhe më pas merr edhe kredi në emër të saj

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026
Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

27/02/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Hapet gjykimi në themel Erion Veliaj, tre gjyqtare kanë në dorë fatin e tij

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.