Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Në mega-aferën e djegësave, qeveria ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale

12/07/2023
Berisha: Prokuroria Speciale është në tavë për llogari të Ramës dhe Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se prokuroria e partisë do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij, tha sot në një konferencë shtypi kreu i PD-së, Sali Berisha.

“Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen, dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen apo dërgohen në ekzil për të tretur dhe gëzuar paratë e tyre”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare.

Në vijim Berisha rreshtoi disa nga argumentat që sipas tij qeveria e Ramës ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale në rastine  djegësave.

Argumentat e Berishës:

-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale pasi anëtarët e saj me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferën të djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona euro nga BE.

-Qeveria ka vepruar si një organizatë kriminale sepse me vendime zyrtare në kundërshtim me ligjet e vendit dhe MAS me BE, kanë përjashtuar garën e hapur në prokurimn publik të dy prej djegësave dhe dhënien me koncesion të të tretit, në një aferë që arrin shifrat e 720 milionë eurove.

-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale sepse ka përzgjedhur në kundërshtim me ligjin për të tre objektet, Elbasan, Fier, Tiranë, të nëjjtën kompani pa asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve siç kërkon ligji.

-Edi Rama dhe Engjëll Agaçi si krerët e kësaj organizate kriminale, kanë firmosur me negociata të mbyllura kontratën me këtë kompani, pasi drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka kundërshtuar firmosjen e kontratës me negociata të mbyllura sepse nuk lejohet nga ligji.

-Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë që nuk ekzistonte askund.

-Krerët e kësaj organizate kriminale, dhe në veçanti Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, në kundërshtim me ligjin morën paratë e fondit të emergjencës së Këshillit të Ministrave dhe i disbursuan për blerjen e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, e cila nuk dispononte asnjë qindarkë në buxhetin e saj për këtë blerje. Rikujtoj se këto fonde janë për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Kështu që banorët e Shkodrës dhe zonave të tjerë nuk morën asnjë fond sepse ato i gllabëroi organizata kriminale.

-Për t’i thënë tenderin kompanisë Rama-Veliaj, ky i fundit në dhunim flagrant të ligjit, ka falsifikuar vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, duke firmosur vetë pa i mbledhur ato.

-Afera e djegësave është aferë e qeverisë, e cila prej 7 vitesh, Erion Veliaj dhe Edi Rama paguajnë 29 euro për ton, nga 11 euro në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë ata fusin 18 euro për ton në xhepat e tyre.

-Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale pasi kanë firmosur një kontratë që bie në kundërshtim flagrant me Kodin Civil apo çdo ligj dhe interes të qytetarëve. Kontrata përfaqëson vetëm interesat e organizatës kriminale. Kjo kontratë është unike në botë, pasi në nenin e pamundësisë së heqjes dorë nga kontrata, ajo sanksionon: asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi e secilës palë për përmbushjen e detyrimeve të kontratës nuk do interpretohet asnëjherë si tërheqje nga kontrata apo si heqje dorë nga të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ajo.

-Qeveria e Edi Ramës është një organizatë kriminale sepse në kundërshtim me ligjin e koncesioneve kanë miratuar pa asnjë vendim zyrtar, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tyre, kalimin e sipërmarrjes së tyre, nga një dorë në një dorë tjetër, aq sa sot kreu i SKAP-it të partisë, deklaron se nuk e di cili është pronari i kësaj kompanie.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026
Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

27/02/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Hapet gjykimi në themel Erion Veliaj, tre gjyqtare kanë në dorë fatin e tij

27/02/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

KRUJË/ Mashtron 24-vjeçaren dhe më pas merr edhe kredi në emër të saj

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026
Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

27/02/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Hapet gjykimi në themel Erion Veliaj, tre gjyqtare kanë në dorë fatin e tij

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.