SPAK ka gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj i cili ka qënë edhe burimi i mbi 3000 meaazheve të këmbyera mes Ahmetaj dhe pronarit të inceneratorëve, Mirel Mërtiri.
Telefoni është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekspertët e laboratorit digjital të SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë.
Ngacdata 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, në gati tre muaj, ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.
Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “i madh”…etj.
Bisedat:
Mirel Mërtiri: Tek ‘Dreri’ jam ulur unë o la. Vonohesh?
Arben Ahmetaj: Për pak, jam akoma në mbledhje grupi.
Kohë më vonë zhvillohet tjetër bisedë mes tyre për një porosi që me sa duket Mërtiri ia kishte kryer Ahmetajt. Në episodet mes tyre, vihet re komunikimi i lirshëm, me nofka ndaj njëri-tjetrit.
Mirel Mërtiri: Fratelo, porosinë ta kreva.
Në një episod tjetër flitet po për takimin mes tyre.
Arben Ahmetaj: Tek ‘Sky’ jam. Ok, më thuaj kur e ke për mbarë.
Mirel Mërtiri: Ok, po vendose gjë, më thuaj deri nga ora 1.
Arben Ahmetaj: Është e gjithë PS në Korçë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/