Kostoja që pretendon qeveria për studentët e mjekësisë është jologjike dhe abusive, sepse nuk mbështetet në fakte, deklaroi sot në një dalje për mediat sekretarja e PD për Arsimin, Lili Sula.
”Një student i Mjekësisë nuk i kushton shtetit mbi 5000 euro në vit, sepse buxheti që jep Qeveria për një student nuk është më shumë se 1000 euro në vit. Në këtë buxhet janë përfshirë pagat, shpenzime të tjera dhe investime.
Le të nxjerrin sa është buxheti vjetor për një student që merr Universiteti i Mjekësisë. Të bëjnë publike në detaje të gjithë zërat e kostos së 1 studenti në Mjekësi”, tha Sula.
Sikurse rha Sula se veç falsifikimit të shpenzimeve kushti i vënë me ligj për studentët e mjekësisë shkel të drejtat e njeriut dhe profesionit.
“Shkelet e drejtat e lëvizjes se lirë të individit dhe e ushtrimit të profesionit, që janë të garantuara në Kushtetutë.
VKM nuk është konsultuar me faktorë të interesit – aq me pak me studente të Mjekësisë që janë drejtpërdrejt të goditur nga ky vendim
Ministria e arsimit Kushi flet për mundësi që do t`u ofrohet studentëve ndërkohë që VKM i kushtëzon studentët të nënshkruajnë kontrata punësimi, 5 vjeçare për ata që fillojnë studimet në vitin e parë këtë vit akademik; 3 vjeçare për ata në vit 2,3,4 dhe kontrata punësimi 2 vjeçare për studentët në vit të 5 e të 6 të vitit akademik 2023-2024.
Ndryshimi i kritereve të studimeve të larta gjate kryerjes së tyre, shkel hapur të drejtat e studentëve dhe bie në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Si mund të ndryshojnë rregullat e ndjekjes së universitetit në ndërkohë që një pjesë jo e vogël e studentëve punojnë ose kanë nënshkruar kontrata pune në dobi të interesave të tyre profesionale e ekonomikë?
Pas viteve të studimeve të larta studenti kështu nuk do të ketë mundësi të ndjekë specializimin- pasi do të jetë i zhvendosur me urdhër qeveritar në rrethe të largëta”, deklaroi Sula. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/