Burg të përjetshëm për Çalamanin që i mori jetën 8 vjeçarit

Burg të përjetshëm për Çalamanin që i mori jetën 8 vjeçarit

100
0
Shares

Klodian Calamani denohet me burg perjete pas mbylljes së hetineve në lidhje me vrasjen e një të mituri në Fier.

Mateo Vasiu, 8 vjeç, u vra me 16 nentor 2021, pasi u abuzua seksualisht.

Pas vrasjes, Klodian Çalamani 38-vjeçar e groposi Mateo Vllasiun, 8-vjeç. Çalamani e rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9, kur i mituri po lëvizte me biçikletë. Pas kësaj autori e mbajti peng derisa e vrau dhe më pas e mbuloi me baltë në një cep të oborrit të tij. Ai e vrau të miturin duke e goditur me sëpatë dhe më pas e groposi.

38-vjeçari Çalamani është i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2006 ka marrë peng një tjetër të mitur. Në atë kohë ai bashkëpunoi me një tjetër person, dhe mbajtën vajzën e mitur duke e torturuar për 20 minuta. Dy autorët u dënuan nga gjykata e Fierit me 4 vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë e kryer në bashkëpunim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY