Një skandal tjetër me protagonistë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Velaj ka përfshirë një vend aleat, Britaninë e Madhe. Mediat britanike kanë zbuluar se kryetari i Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen ka zhvilluar vitin e kaluar një vizitë në Shqipëri, por ai ka refuzuar të deklarojë këtë udhëtim sipas ligjeve të Shtetit Britanik. Rasti ngjason si me ish-kreun e zbulimit te FBI në New York, Charles McGonigal që bëri të njëjtën gjë, vizitoi Shqipërinë pa e deklaruar duke u bërë shkak nisja e hetimeve ndaj tij.
Sipas ligjeve lokale, çdo zyrtar duhet të deklarojë çdo dhuratë apo mikpritje që e kalon vlerën 25 paundë britanikë. Siç zbulojnë mediat britanike, udhëtimi në Shqipëri i kryebashkiakut është paguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në pronësi të biznesmenit shqiptar Shefqet Kastrati.
Kryebashkiaku Ben Houchen takoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë Erion Veliaj në qershor 2022, dhe në njoftimin e takimit, Veliaj shënonte se folën “mbi mënyrat e bashkëpunimit, sidomos për të forcuar marrëdhëniet mes të rinjve në dy qytetet”.
Houchen është mbrojtur përmes zëdhënësit të tij se nuk ka detyrim për të raportuar vizitën, pasi shifra e paguar nga Aeroporti i Tiranës për shpenzimet e tij ishte 1455.76 paund, ndërkohë që pragu për deklarimin e vizitave jashtë shtetit sipas ligjit britanik është 1500 paund.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, zyrtari britanik shoqërohej nga një zyrtar i shtypit i TVCA-së, CEO i kompanisë Teesworks, Martin Corney, dhe dhëndri shqiptar i Corney, Orion Kotrri.
Çështja duket se po ngjall interes në shtetin ishullor pasi mësohet se mund të diskutohet në Parlamentin Britanik. Mediat angleze kanë këmbëngulur edhe në gjetjen e interesit për të vizituar Shqipërinë, ndonëse ende nuk ka një të dhënë zyrtare për këtë.
Mësohet se shoqëruesi në Shqipëri, Corney është një nga njerëzit e biznesit vendas që bleu 90% të aksioneve në kompaninë publike bashkiake, Teesworks Ltd. Sipas medias britanike, shqiptari Kotrri raportohet se është përgjegjës për heqjen e skrapit nga kantieri gjigant që përmbante ish fabrika e çelikut “Redcar”.
“Më shumë se 90 milionë paundë skrap janë hequr nga vendi deri më tani, dhe shumë më tepër mbeten për t’u përpunuar”, shkruan gazetari Leigh Jones. Por biznesi i skrapit dyshohet se ka qenë interesi i vizitës në Shqipëri. Qeveria britanike ka nisur një hetim për mënyrën e këtij biznesi të kryer në bashkinë e Ben Houchen që sipas opozitës laburise i ka shkaktuar shtetit britanik miliona paundë humbje. Ditar.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/