FNSH-së në Elbasan ka zhvilluar sot një aksion befasues duke goditur një grup kriminal që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.
Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit ku dhjetra skuadra policie kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente.
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 52 masa arresti dhe besohet se masa e madhe e këtyre masave janë ekzekutuar, 45 të arrestuar.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 1 kg kokainë, si dhe sasi të tjera heroinë, kanabis, metadon, armë dhe shuma montare të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Grupi i trafikantëve merrenin me shitje droge në qytet. Ndaj personave nën hetin rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/