Zbardhet plagosja e djeshme ne Vlore, 3 persona qelluan per ta vrare...

Zbardhet plagosja e djeshme ne Vlore, 3 persona qelluan per ta vrare 33 vjecarin

173
0
Shares

Vlorë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri një 33-vjeçar, Tonin Ramaj, i cili mbeti i plagosur.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje.

Procedohet penalisht administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

Si rezultat i punës intensive hetimore, tejet profesionale, të bërë në një kohë rekord, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Vlorë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u plagos me armë zjarri një 33-vjeçar, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të këtij rasti, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, konkretisht e shtetasve Ermal Haxhiraj (Bashkim Brahimaj), Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmënaj. Paraprakisht dyshohet se shkak i plagosjen janë konfliktet e vjetra.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Tonin Ramaj (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve u konstatua se në ambientet e lokalit ku ndodhi ngjarja, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Për këtë veprimtari kriminale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, për shtetasin K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan letra bixhozi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY