Të bllokuar mes borës në malet e Valbonës. Më në fund i...

Të bllokuar mes borës në malet e Valbonës. Më në fund i gjeti policia

64
0
Shares

Kishin mbetur të bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në mes të malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna, Policia i shkon në ndihmë 2 turistëve holandezë.

Kërkimet zgjatën disa orë dhe ndihma iu ofrua përmes shoqërimit me këmbë nga shërbimet e Policisë dhe më pas, përmes transportimit me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth orës 12:15, dy turistë holandezë kanë kërkuar ndihmë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë, pasi duke eksploruar zonën e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar mes malesh, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në një zonë mes malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna.

Ata u shoqëruan nga punonjësit e Policisë për disa orë me këmbë, në një terren shumë të rrezikshëm për jetën dhe pas mbërritjes në një terren ku mund të ulej helikopteri, u transportuan me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, në vendin ku ishin akomoduar.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për humanizmin e treguar dhe për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY