Bashkautor për kultivim të kanabisit, në një ambient të mbyllur (magazinë), me anë të llambave, dhe në një territor të hapur, buzë lumit Drin, ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një magazinë në fshatin Gocaj ku kultivohej cannabis sativa, me anë të llambave, si dhe u sekuestruan fidanë në kubikë, bimë në proces tharjeje, bimë të kultivuara në tokë dhe lëndë narkotike në trajtë boçeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
-E. M., 33 vjeç, banues në Balldre, Lezhë (shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve).
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin E. Gj. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Next), kishin kultivuar në një ambient të mbyllur (magazinë), në fshatin Gocaj, Balldre, me anë të llambave, si dhe në një terren të hapur, buzë lumit Drin, bimë narkotike cannabis sativa. Përveç bimëve, nga ky operacion, u sekuestrua edhe lëndë narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/