Masterplani i modernizimit të QSUT. Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor

Masterplani i modernizimit të QSUT. Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor

93
0
Shares

Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar fillimin e punimeve të spitalit të ri, pjesë e fazes së dytë të zbatimit të masterplanit të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Tashmë kemi filluar fazën e dytë të projektit të Spitalit Qendror, ku bëhet fjalë për rehabilitimin dhe riorganizimin e zonës së ish–urgjencës, që tashmë do t’i dedikohet kjo hapësire të re, me ndërtimin e spitalit ditor. Do të përfshijë shërbimin e hemodializës, me një njësi të dedikuar dhe përpos hemodializës, shërbimit të toksikologjisë dhe spitalit ditor prej 60 shtretërish, do t’i dedikohet të gjithë sistemit të menaxhimit përsa i përket sëmundjeve të brendshme dhe në ndihmë dhe mbështetje të spitalit qendror të QSUT”- u shpreh Manastirliu.
Duke folur për investimet për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nëë Tereza”, Ministrja Manastirliu tha:
“QSUT-ja, ashtu sikurse e kemi premtuar është vërtet shëmbëlltyra e vizionit tonë për sistemin spitalor që ne duam. Për pak kohë ne do të nisim një tjetër projekt të rëndësishëm, rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë. Gjatë këtij viti ne kemi sërish një projekt shumë të rëndësishëm për QSUT-në, rehabilitimin e Spitalit Psikiatrik, një prej spitaleve, i cili është pjesë e programit zhvillimor të transformimit të QSUT-së, i cili fillon një fazë të re të rehabilitimit dhe të përmirësimit të kushteve për pacientët që marrin shërbim aty”- tha Manastirliu.
Me këtë investim të ri, ish-Urgjenca e QSUT tashmë do t’i dedikohet shërbimit ditorërshtatjet e ambienteve të ish Urgjencës Mjekësore ku do të akomodohet shërbimi i hematologjisë, Hemodializës, Toksiokologjisë, ambjente për mikrokirurgji, lasër, dermatoskopi, terapi dhe zgjerim në numrin e shtretërve për shërbimin e dermatologjisë, alergologji, reumatologji, alergologji, reumatologji dhe mjekësi interne.
Pas ndërtimit të Spitalit Qendror, Spitalit Infektiv, Spitalit Pediatrik në QSUT, vijojnë investimet për zbatimin e masterplanit me fazën e dytë të Spitalit Qendror, që është ndërtimi i Spitalit Ditor, e më pas, me rehabilitimin e plotë të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Spitalit Psikiatrik. Investimet për transformimin e shërbimit shëndetësor vijojnë në të gjithë vendin, nga Elbasani, në Krujë, Dibër, Lezhë, ku hapen kantiere të reja me rehabilitimin e spitaleve e poliklinikave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY