Një nga personat e lënduar në aksidentin e trefishtë tek TEG humbi jetën në spital nga dëmtimet që mori nga përplasja.
”Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.
Tre makina u përplasën në shtegun që të shpie në TEG këtë pasdite. Makinat drejtoheshin nga 30-40 vjeçarë.
”Rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, raportoi policia e Tiranës. D.B u nda nga jeta pak orë pas aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/